Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra aty ku po mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë të Malit të Zi, tha se ky është formati i parë i këtij niveli të dy qeverive mes dy vendeve.
“Ky është formati i parë i këtij niveli të dy qeverive të dy vendeve. Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze janë të një rëndësie të veçantë”.
Kryeministri Rama tha se mes dy qeverive ka një dialog shumë të mirë dhe është krijuar një urë e pazëvendësueshme e cila është një pasuri e madhe.
“Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke u mbështetur pa rezerva antarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri.
Hapja e pikave të reja kalimtare që janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se turizmi i Malit të Zi është një shembull për t'u ndjekur.





