Një jaht luksoz me gjatësi 69 metra ka mbërritur sot në portin e Durrësit, ndërkohë që në kalata vijon përpunimi i 4 anijeve me afro 14 mijë ton mallra dhe dhjetra kontejnerëve.

Jahti turistik “Tango” me flamur britanik ka udhëtuar mbrëmë nga njëri prej porteve të Malit të Zi drejt Durrësit, ku do të qëndrojë gjatë gjithë ditës.

Nga anijet e ankoruara në kalatat 1, 2, 4 dhe 6, vijon puna për shkarkimin e 6000 ton kripë, 3000 ton çimento dhe 4678 ton melaminë, si dhe 594 kontejnerëve.