Jetëgjatësia e njerëzve nuk matet me sy, por një analizë statistikore ka zbuluar një të dhënë të re. Një ekip ka studiuar se probabilitetet e mbijetesës së 4 mijë njerëzve që konsiderohen 'super të moshuar', janë 105 vjeç ose më të vjetër.
Shkrimi në revistën "Science" tregon se rreziku i vdekjes në moshën 50-vjeçare është 3 herë më i lartë sesa kur je 30 vjeç, por nëse kalon 105-vjetorin, ai bie me 50%.
Vendet e 100-vjeçarëve sot vazhdojnë të konsiderohen Japonia dhe Italia, ku faktorë kryesorë të jetëgjatësisë konsiderohen dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.
Studimi u udhëhoq nga Universiteti Sapienza dhe ai i Romës me Elisabetta Barbi dhe Francesco Lagona.





