Tarantino do të ishte i vetmi që mund të bënte bashkë dy yje të Hollywood-it siç janë Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt. “Once Upon a Time in Hollywood” titullohet filmi që do ketë protagonistë dy aktorët dhe kjo është fotoja e parë e dyve nga sheshxhirimi.

Filmi tregon një histori të ndodhur në Los Angelos në vitin 1969, në kulmin e lëvizjes “Hippie” në Hollywood.

Rick Dalton, interpretuar nga DiCaprio, ish-aktor i suksesshëm i një seriali televiziv dhe kundërfigura e tij, njëkohësisht mik prej vitesh, Cliff Booth, interpretuar nga Pitt, kanë vështirësi të depërtojnë në një Hollywood që nuk e njohin më, por Rick ka një fqinje shumë të famshme Sharon Tate, e cila vritet në mënyrë makabre në muajin e tetë të shtatzënisë.

Filmi pritet të dalë në kinema më 9 gusht 2019, dhe ka një kast yjesh si Al Paçino, Burt Reynolds dhe  Dakota Fanning.