Nëse ka një fustan ikonik në garderobën e Lady Diana është pikërisht fustani i zi i shkurtër prej mëndafshi, i veshur në qershor të 1994-s, pikërisht pak ditë para 33-vjetorit të ditëlindjes së saj, më 1 korrik.

Jo një ditë e rastësishme sepse në një njëjtën orë vetë Princi Charles pranonte publikisht në televizin, për herë të parë, që e kishte tradhtuar Lady D.

Për të gjithë fustani i zgjedhur prej saj u bë ‘Reverenge dress’-fustani i hakmarrjes, me të cilin princesha donte t'iu tregonte të gjithëve që ishte një femër e bukur dhe e lirë (pavarësisht marrëdhënies jashtëmartesore të bashkëshortit).

Nga ajo ditë, sipas asaj që analizuan mediat angleze, stili i Dianës nuk ishte më i njëjti. Dy vite më pas, në 1996-n, Lady Diana u divorcua nga princi Charles dhe u transformua në një femër ekstremisht glamour. Më 31 gusht të 1997-s, në moshën 36-vjeçare ajo vdiq në një aksident automobilistik në tunelin e Pont DE Alma në Paris, së bashku me të dashurin e saj Dodi Al-Fayet.

Diana Spencer lindi më 1 korrik 1961 në Sandringham. Në 1977-n, në një moshë shumë të re, 16 vjeçe, ajo u njoh me Princin që në atë kohë ishte 30 vjeç. Katër vjet më vonë, në 1981-shin ai i kërkoi të martoheshin. Dhe më 29 korrik 1981 ata u martuan. Shihni disa nga fotot e Lady Dianës.