Një 24-vjeçare duket se ka gjetur një zgjidhje interesante për t'iu shmangur problemeve të të rriturve.
Heidi vishet si foshnje, mban në gojë biberon, mban pelenë si dhe lyhet me locion për foshnje, si e vetmja mënyrë sipas saj për t'i shpëtuar jetës së rritur.
24-vjeçarja punon si shitëse në “Oregon” gjatë ditës dhe kur shkon në shtëpi kërkon që të harrojë të gjitha problemet duke u sjellë si bebe e rritur.
"Ajo që më tërhoqi në këtë mënyrë jetese ishte sesa të sigurt dhe krenarë ishin të gjithë për veten,"-tha ajo.
Ndërsa e pyetur nga miqtë e saj nëse vepron si fëmijë kur kryen marrëdhënie seksuale, Heidi tha se sillet si e rritur, ndërsa tregonse i dashuri i saj është në dijeni të sjelljes por e ka pranuar.
"Kur kryej marrëdhënie seksuale jam vetvetja, e rritur. Eric është i dashuri im, më ka pranuar që ditën e parë. Ai nuk e ka problem që i thërras babush dhe biberoni i duket shumë tërheqës."





