Modelja bukuroshe ruse Anastasia Tarasyuk, 24 vjeçe ka humbur jetën pas ditë më parë, pasi i fejuari i saj kishte marrë vesh sekretin e tmerrshëm. Prej disa kohësh, ajo bënte prostitutën e sferës së lartë.
Pasi qe bërë pjesë e një reality show që mendonte se do t’i hapte dyert e botës së spektaklit, Tarasyuk nuk mundi të depërtonte në botën e showbiz-it.
E ndodhur në këto kushte, ajo kishte rënë në depresion dhe kishte nisur të drogohej. Të fejuarit, që e kishte njohur pak pas spektaklit, i kishte thënë se po punonte si modele, por në të vërtetë punonte si eskortë.
Kur ai e kishte zbuluar, ishin ndarë. Por pas një viti ishin rilidhur dhe kishin nisur të jetonin bashkë.
Në momentin kur i fejuari kishte kuptuar se ajo vazhdonte të bënte të njëjtën jetë, ishin ndarë sërish. Duket se këtë herë, 24-vjeçarja se ka duruar ndarjen dhe pak ditë më pas u hodh nga kati i 19-të i një residence luksoze. Ëndërronte një jetë luksi, por duket se gjeti një jetë plot dhimbje…





