Një 26-vjeçare e cila ëndërronte të kishte pamjen e një pornostareje ka shpenzuar rreth 50 mijë dollar për t’u transformuar përmes kirurgjisë plastike.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar ashtu si Vicky Pelletier-Primeau kishte menduar, pasi ka përfunduar me dhimbje serioze.

26-vjeçarja tregon se nuk mund të lëvizë në disa pozicione për shkak të të pasmeve, në të cilat ka bërë shumë procedura.

Ajo i siguron të ardhurat nga një shoqëri luksoze ku punon dhe ka patur gjithmonë dëshirë të bëjë ndryshime tek vetja.

"Më pëlqente çdo gjë plastike dhe false që në moshën 14 vjeçare. Qerpikët false, thonjtë false, flokët. Më pëlqen të jem shumë femër dhe nuk dija shumë gjëra për kirurgjinë plastike deri tani. Nuk kam qenë kurrë e lumtur me trupin tim pasi jam ngacmuar nga shumë njerëz në jetën time për peshën", tha ajo.

Vicky ka filluar të bëjë operacione që 19 vjeçe dhe ndërhyrjet e shpeshta në të pasme i kanë kufizuar lëvizjen e zakonshme.

  • Të  pasmet (15 mijë dollarë)
  • Gjoksi (10.500 dollarë)
  • Buzët (575 dollarë)
  • Beli (5 mijë dollarë)
  • Botoksi (440 dollarë)