U punësua për mëshirë në një piceri. Pronari i picerisë kishte vënë dorën në zemër duke ditur se djali i ri 22-vjeçar kishte shumë borxhe dhe e kishte marrë në punë. Por askush se besonte se do të ndodhte ajo që ndodhi.
Rumuni Andrew Ilie ka vrarë pronarin e tij me të mbaruar ditën e parë të punës. Masoud Esmailian, pronari i picerisë në qytetin e Birmingamit, në Angli, madje ishte ofruar për ta strehuar djalin e ri në shtëpinë e tij. Por sapo kanë mbërritur në shtëpi, djali ka marrë një thikë, ka vrarë pronarin dhe i ka marrë gjithë xhiron ditore.
Ditën tjetër ka tentuar të arratiset, duke i hipur avionit për të shkuar në Rumani, por në aeroport e priste policia, që e kishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në vendin e tij të origjinës.
Pasi është ekstraduar drejt Anglisë, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e punëdhënësit të tij.





