Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare babai i këngëtarit të njohur të muzikës pop, Michale Jackson, Joe Jackson.
Ai ishte menaxher i muzikës dhe baba i 11 fëmijëve, teksa u nda nga jeta të mërkurën në mëngjes, raporton TMZ.
“Ai ishte duke u ndeshur me kancerin e pankreasit dhe nuk ishte duke u bërë më mirë”, i kishte thënë më parë një burim revistës People.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan edhe nipërit Randy Jackson Jr dhe Taj Jackson, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Ka vdekur mbreti që bëri gjithçka të mundur! Unë të dua, Joe ishte dashur nga e gjithë familja dhe zemrat tona janë në dhembje”, shkruhej në status.
Gjendja e të ndjerit ishte përkeqësuar shumë kohëve të fundit.





