Kishte vënë në karikim celularin dhe kishte rënë të flinte. Një gjest i thjeshtë, që shumëkush nga ne e bën, por për 45-vjeçarin Nazrin Hassan rezultoi fatale.
Drejtor në shoqërinë financiare Cradle Fund Snd Bhd në Malajzi, ai vdiq në 14 qershor për shkak të telefonit që i shpërtheu në krevat, ndërsa e kishte vendosur poshtë jastëkut, raporton media britanike Metro.
Sipas medieve vendase, celulari është ndezur shumë, duke shkaktuar shpërthimin e tij. 45-vjeçari, baba i 4 fëmijëve, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të tymit të krijuar prej djegies së telefonit, ose për shkak të lëndimeve të marra.





