Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor.
Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.
Sinani u nda nga jeta në një moshë të re, 27 vjeç, dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës.
Gazmend Sinani, Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.
Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.
Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli. /Zëri