"Në Durrës, qytetin ku në polici, bashki, prokurori, gjykata, ligjin e bën krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, në një akt të pashembullt intolerance, racizmi, vandalizmi e barbarie me qëllimet më të zeza i vihet zjarri kishës katolike!"
Kështu e nis reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e Kishës “Shën Dominiku” mëngjesin e kësaj të mërkure. Berisha shkruan në Facebook se përgjegjëse për veprat që ndodhin është qeveria.
STATUSI I PLOTË
“Forca e krimit” ne Durres nuk kursen as Kishen!
Ne Durres, qytetin ku ne polici, bashki, prokurori, gjykata ligjin e ben krimi i lidhur me nivelet me te larta te qeverise, ne nje akt te pashembullt intolerance, racizmi, vandalizmi e barbarie me qellimet me te zeza i vihet zjarri kishes katolike!
Duke denuar me ashpersine me te madhe autoret dhe nxitesit e ketij akti barbarie, qe te rikujton koherat me te zeza te diktatures hoxhiste, i shpreh kishes dhe klerit udheheqes te saj solidaritetin tim me te thelle. Duke bere pergjegjese direkt qeverine e krimit, i siguroj se ne rast se sot ata mbrohen nga qeveria e mafies, neser do pergjigjen rende se bashku me te per aktin e tyre te pashembullt satanik, kriminal e racist! sb





