Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, pas akuzave ndaj ministrit Xhafaj dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ngqa ana tjetër, kreu i Komisionit, Erion Braçe, bëri thirrje që të hetohet audio-përgjimi i publikuar pak kohë më parë nga PD, të cilë Braçe e konsideroi si të përfshirë në një proces kriminal.

"Të hetohet audiopërgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet. E përfshirë, një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard. Kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 Janarit. Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim. Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim; për të marrë pushtetin me dhunë. Frontex në kufi për të ndaluar emigracionin e paligjshme", tha Braçe.