Kreu i shtetit, Ilir Meta ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për një mjedis të pastër.
Në Ditën Botërore të Mjedisit, Presidenti Meta në një postim në Facebook thotë se është e nevojshme që të angazhohen të gjitha pasuritë kombëtare në funksion të mjedisit, teksa ka publikuar një foto me djalin e tij.
Statusi i Presidentit Meta:
Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.
Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.





