Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se në Tiranë diskutohen edhe emrat e dy ministrave si kandidatë, pa dhënë emra.
“Duam apo s'duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk është një nga intelektualët më të mirë të atij qyteti. Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar. Janë nja dy ministra”, tha Kryemadhi
Që po përgatiten…për kryetar bashkie për Tiranën?
Kryemadhi: Do ta them pas emisionit, nuk po bëj diversione. Njëra është zonjë. Mjafton të pyesësh shefat e kabinetit.





