Këshilltari demokrat i KB-së Durrës, Shkëlqim Fortuzi, në një postim në Facebook, duke iu referuar protestës 4 ditore të popullit jordanez që çoi në rrëzimin e qeverisë së vendit arab, shprehet se: “Ne shqiptarët kemi mbi 5 vjet që na rriten taksat, të cilat gati janë dyfishuar, përkeqësohen shërbimet (mbeturinat digjen në mes të ditës në qiell të hapur duke na helmuar), gropat pushtojnë rrugët edhe pse paguajmë 32 lekë taksë rruge për çdo litër naftë, pensionet dhe pagat nuk rriten…çmimet rriten duke rrënuar xhepat.. ndërsa ne rrimë dhe presim që gjërat të bien nga qielli…”

“Qeveritarët shikoi si shërbëtorë të zëvendësueshëm dhe jo si zotër të njerëzimit…”, shkruan më tej Fortuzi.

Statusi i plotë i Shkëlqim Fortuzit:

Përshëndetje miq!
Populli jordanez protestoi katër ditë, për rritjen e taksave nga ana e qeverisë dhe sot ja arriti qëllimit, duke e rrëzuar qeverinë, para se të rriste taksat.
Ne shqiptarët kemi mbi 5 vjet që na rriten taksat, të cilat gati janë dyfishuar, përkeqësohen shërbimet (mbeturinat digjen në mes të ditës në qiell të hapur duke na helmuar), gropat pushtojnë rrugët edhe pse paguajmë 32 lekë taksë rruge për çdo litër naftë, pensionet dhe pagat nuk rriten…çmimet rriten duke rrënuar xhepat.. ndërsa ne rrimë dhe presim që gjërat të bien nga qielli.. Koha ka treguar se asgjë nuk ka rënë nga qielli, por duhet ndjekur parimi demokratik “Qeverinë votëbesoje dhe kerkoi llogari” (pamvarsisht nëse është e majtë ose e djathtë)..
Qeveritarët shikoi si shërbëtorë të zëvendësueshëm dhe jo si zotër të njerëzimit.. asnjë K/Ministër apo Ministër nuk është më “lart”se niveli i shoqërisë tonë..