Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit ka bërë serish hapa prapa pas prezantimit të dobët në humbje 3-0 kundër Kosovës të martën, duke marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren e zhvilluar në Evian të Zvicrës kundër Ukrainës.
"Nuk arriti të ringrihej, duke dalë e humbur 4-1 në ndeshjen kundër Ukrainë", shkruan Calciomercato, duke theksuar se kjo u shtohet ndeshjeve negative të luajtura së fundmi nga kombëtarja shqiptare.
"Trajneri italian, -shkruan Calciomercato-, duket se po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta."





