Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, i ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të refuzojnë taksën e "Rrugës së Kombit".

Vasili shkruan se me qeverinë kosovare nuk është bërë asnjë konsultim, ndërsa thekson se duhet të mbrohen lidhjet vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën.

STATUSI I PLOTË

Taksa e rrugës se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.

REFUZOJENI !!

Te gjitha Bashkite e veriut Kukes, Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.

Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.

Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen. Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezerish.

REFUZOJENI TAKSEN.

Te mbrojme djersen e shqiptareve nga plaçkitja.

Te mbrojme lidhjen vellazerore te patjetersueshme me Kosoven, qe kjo takse po i ve minat.