Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka rihapur diskutimin për vendosjen e taksës për 'Rrugën e Kombit', në mesin e zërave kundër ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Spaho shkruan se Rama po provokon sërish qytetarët, kur vetëm disa javë më parë u ka kërkuar falje. Spaho ka theksuar se ndërkohë mbahen padrejtësisht në qeli 4 protestues.
'Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe nje here taksen e Rruges se Kombit. Kryeministri i pacipe nje muaj pasi u tha me fal banoreve te Kukësit, Hasit dhe Tropojes po i provokon serish. Nuk mjafton qe kater prej tyre i mban padrejtesisht ne burg nepermjet veglave te tij ne gjyqesor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e takses. Per Ramen nuk ka rendesi qe banoret e ketyre zonave jane me te varfrit e Shqiperise. Per te ka rendesi te mbushe xhepat me milionat e gjobes korruptive qe ka vendosur per kete akt te paprecedent antipopullor dhe antikombetar.I ke bere gabim llogarite Edi Rama. Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerezit humbin cdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe ti ndale. Harroje qe kuksianet apo cdo shqiptar te paguajne takse per ate rruge dhe kane te drejte te veprojne keshtu. Kij kujdes se kete rradhe do te te vijne deri ne Tirane. Dhe nuk do te jene vetem…' përfundon Spaho.





