Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy është shkarkuar nga detyra pas votimit në Parlament për mosbesimin e qeverisë.
Në vend të Roytështë votuar kreu i socialistëve, Pedro Sanchez, për t’u bërë kryeministri i ri i vendit. Ishte pikërisht ai që paraqiti kërkesën për mosbesimin e qeverisë pasi Rajoy u implikua në një skandal korrupsioni.
Pedro Sanchez siguroi 180 vota në Parlament nga partitë e vogla. 169 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit, ndërsa 1 votë ishte abstenim.





