Zjarri masiv ra nga pakujdesia në magazinë?!

Në një prononcim për “DurrësLajm”, drejtori i Zjarrfikësve Durrës, Shkëlqim Troplini dha detaje lidhur me zjarrin masiv të rënë një ditë më parë në zonën e Shkozetit, në një magazinë me produkte të ndryshme industriale.

Në vendin ku u regjistruan vatrat e zjarrit ka ende efektivë të zjarrfikëses, bëri të ditur Troplini pasi ka ende vatra të vogla që po mbahen nën monitorim.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivëve që përfunduan në spital, Troplini bëri të ditur se vetë njëri mbetet ende nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa të tjerët e kanë lënë spitalin.

Lidhur me shkakun e rënies së zjarrit, Troplini bën të ditur se janë në pritje të daljes së ejkspertizës, por paraprakisht dyshohet për një zjarr të rënë nga pakujdesia.

Për më shumë dëgjoni prononcimin e plotë të drejtorit Troplini në videon e mëposhtme: