Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mesnatën e sotme në fshatin Linaj, të Malësisë së Madhe. Sipas informacioneve paraprake, dy banesa të pabanuara janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës, neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt banesave të banuara.