Klubi i Teutës ka ndarë zyrtarisht rrugët me portierin Gentian Selmani, i cili ka qenë një nga liderët e ekipit në sezonin e kaluar. Largimi ishte pritshëm pasi durrsakët bënë disa afrime në repartin e portës, duke nënshkruar fillimisht me francezin Pol Bernardoni e më pas me brazilianin Maikon.
Selmani nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Partizanit, ndërsa sot erdhi edhe njoftimi për ndarjen me mirëkuptim mes palëve.
Njoftimi i Teutës:
Faleminderit, Gentian Selmani! KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike. Faleminderit për gjithçka, Gentian!






