Tek Teuta, përveç mbijetesës që e siguruan në javën e parafundit të Superiores, duket se gëzojnë edhe për një tjetër çmim, simbolik, por që në fakt sjell të ardhura për arkat e klubit. Sipas renditjes për skuadrat Fair Play së këtij sezoni, Teuta qëndron e para, me 236.214 pikë, ndërsa më pas ndjek Skënderbeu, me 232.143 pikë.

Diçka të tillë e ka lajmëruar edhe klubi durrsak, në një postim në Facebook, ku thuhet se për këtë arritje, pas sjelljes së spektatorëve, lojërave të zhvilluara dhe sjelljes me zyrtarët e ndeshjeve, Teuta ka grumbulluar më shumë pikë. Në arkat e klubit pritet të shkojnë 15 milionë lekë të vjetra, dhe një pllakatë nderimi.

Më poshtë, postimi i Teutës, dhe renditja e klubeve për “Fair Play”:

Në çdo fund sezoni zgjidhet skuadra më “Fair-Play”. Deri më tani, referuar kartonëve të marrë, dënimeve të dhëna prej sjelljes së publikut, lojërave të zhvilluara, sjelles së zyrtarëve të klubeve në raport me albitrat, ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë është Teuta. Në arkat e klubit shkojnë 15-milionë lekë (të vjetër) dhe nje pllakatë nderimi.