"Na lëshuan ujin në orën 10 paradite dje e na mbytën e na prishën gjithçfarë kishim. Prodhimet bujqësore që janë jeta jonë , buka e përditshme e familjes, na u shkatërruan të gjitha, edhe bari për bagëtinë së bashku me prodhimet tona. Erzeni doli nga shtrati se hapën rezervuarin e Bovillës e na përmbytën, të na gjejnë zgjidhje!"
Më këto thirrje, dolën para bashkisë banorë të fshatrave nga tre njësi administrative të Durrësit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Sukthit. Banorët thanë se uji u ka hyrë nëpër shtëpi ndërsa në tokat me prodhimet bujësore uji shkoi mbi një metër.
Ata kërkuan takim me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për të gjetur zgjidhje të problemit të tyre. Një ditë më parë Erzeni përmbyti dhjetëra hektarë tokë nga Ishmi e deri në Shijak, ku 20 banesa në lagjen Erzen përfunduan nën ujë.
Dëmet më të madha janë bërë në tokat e mbjella me prodhime bujqësore të cilat tani ishin në lulëzim dhe një përmbytje si kjo i ka bërë fermerët të dorëzohen.
K.H.





