Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë, ku ka përcjellë një mesazh për bashkim dhe kundër përçarjes së shqiptarëve.
Duke iu drejtuar protestuesve, Malkaj tha se e konsideron veten një shqiptar që e do vendin, ndërsa kundërshtoi ndarjet mes veriut dhe jugut.
Malkaj iu drejtua të rinjve dhe të rejave, duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në duart e tyre.
“Unë jam një shqiptar i mirë se e dua Shqipërinë. Ne nuk kemi veri jug, sepse jemi të vegjël për të patur veri jug. Kjo është politikë e shpifur, e stisur për ta bërë popullin copë – copë. Unë jam edhe nga Memaliaj edhe nga Kukësi edhe nga Tropoja.
Dua shumë që të përshëndes miqtë e mi të vjetër të aleancës së teatrit që janë që nga dita e parë këtu.
Të rinj dhe të reja na ka ngelur Shqipëria në dorë, që ne këtë Shqipëri ta bëjmë Shqipëri duhet së pari që këtij qelbësirës t’i tregojmë vendin. Ku e ka vendin ky që dërdëllit?! Kush është ky?! Është një kryearmik i Shqipërisë”, tha aktori.





