Një stendë e veçantë në Panairin e Punës 2018 në Durrës ishte dhe ajo e OJQ-ve dhe e bashkisë së Durrësit që kanë si qëllim sensibilizimin e kompanive dhe institucioneve publike për punësimin e personave me aftësi ndryshe.

Çdo kompani që ka mbi 25 persona të punësuar duhet të punësojë edhe një person me aftësi ndryshe. 

Fadion Buja i organizatës “TOD Albania” tha se personat me aftësi ndryshe kanë mjaft probleme në aktivitetin e tyre të përditshëm duke nisur që nga mungesa e punësimit, por edhe në qarkullimin në rrugë ku mungojnë rampat e gjithçka që ju duhet për të qenë në aktivitet të përditshëm. Asnjë nga kompanitë që punësojnë mbi 24 persona nuk e respekton ligjin që të punësojë edhe një person me aftësi ndryshe.

Meme Xhaferri, drejtoreshë e shërbimit social, tha se duhet të jenë inspektoratet që duhet të kontrollojnë kompanitë dhe subjektet publike e private për respektimin e ligjit, në punësimin e personave me aftësi ndryshe.

K.H.