Pak pas publikimit të këngës së re ‘Girls’ në bashkëpunim me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka treguar se është biseksuale.

Në një intervistë për revistën ‘People’ këngëtarja 27-vjecare ka thënë se në të kalaurën ka pasur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.

Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, së bashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam",- u shpreh Rita Ora.