Këngëtari 36-vjeçar i cili u shpall i humbur është gjetur i vdekur pas një dite.
Policia ka gjetur trupin e pajetë të një mashkulli pranë South Queensferry dhe ata kanë njoftuar se është këngëtari i famshëm Scott Hutchison.
Ai është shpallur i humbur që prej ditës së mërkurë dhe u gjet në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten.
Identifikimi i trupit nuk është bërë ende, por familja e këngëtarit është njoftuar për të thënë fjalën e fundit.
36-vjeçari u raportua i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe u pa për herë të fundit afër hotelit Dakota.
Scott ka qenë pjesë grupit Frightened Rabbit që prej vitit 2003.





