Disa ditë pasi dha performacën e saj të parë pas dy vitesh, këngëtarja belge Maurane ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Maurane u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Schaerbeek, pranë Brukselit, të hënën në mbrëmje, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Këngëtarja e filloi karrierën e saj në vitet 1980 dhe në vitin 2016 u detyruar të shkëputej nga muzika për shkak të problemeve me kordat e zërit.

Maurane ishte kthyer në skenë në Bruksel, duke marrë pjesë në një koncert në nder të Jacques Brel. Ajo po përgatiste një turne të planifikuar për pranverën e vitit 2019.