Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më suksesshme në vendin tonë.

Eksperienca e saj e gjatë ne media padyshim e ka bërë shumë aftë dhe vizionare për punën që bën, gjë të cilën e dëshmon puntatë pas puntate në emisionin e saj.

Mirëpo dikur moderatorja eksperimentonte me ngjyrat e flokut dhe shumë vite më parë ishte një kokëkuqe shumë simpatike.

Ka qenë Bledi Strakosha që ka postuar një foto me Rudinën ku zbulon pamjen e saj të dikurshme me flokët e kuqe.

"E dua këtë foto", shkruan Bledi krah postimit ku shihet me Rudinën duke qeshur ëmbël si gjithmonë.