Detaje të tjera bëhen të ditura në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër ku mbeti i plagosur 60-vjeçari Xhevat Vataksi.
Biznesmeni i njohur në Shkodër, Xhevat Vataksi është plagosur mesditën e sotme me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
Xhevat Vataksi 60 vjeç, është biznesmen që punon në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Firma e tij ka aksin Berdice-Trush per rikonstruksion. Bashkë me vëllezërit ai ka në pronësi restorantin e njohur në hyrje të Shkodrës tek Ura e Bunës me emrin “Vëllezërit Vataksi”. Nuk ka ende të dhënat për shkaqet e kësaj ngjarjeje. /BW





