Çdo shenjë e horoskopit ka karakteristikat e saj. Dashi njihet për vendosmërinë dhe spontanitetin, ndërsa Peshorja për diplomacinë, por edhe për vështirësinë për të marrë vendime. Megjithatë, disa shenja duket se kanë një aftësi të veçantë për të “lexuar” njerëzit që kanë përreth.

Kur bëhet fjalë për inteligjencën emocionale, astrologjia veçon një shenjë që duket se ka një avantazh të vogël ndaj të tjerave.

Inteligjenca emocionale lidhet me aftësinë për të njohur dhe menaxhuar emocionet tona, por edhe për të kuptuar emocionet e njerëzve të tjerë. Vetëdija, empatia dhe ekuilibri emocional janë disa prej karakteristikave kryesore dhe luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si komunikojmë dhe krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme.

Sipas astrologjisë, këto cilësi janë veçanërisht të theksuara te një prej shenjave të zodiakut.

Në astrologji, elementi i ujit lidhet drejtpërdrejt me emocionet, intuitën dhe ndjeshmërinë. Për këtë arsye, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit konsiderohen ndër shenjat më emocionale dhe intuitive të zodiakut.

Mes tyre, Peshqit janë ata që veçohen për empatinë e tyre të fortë.

Personat e kësaj shenje thuhet se kanë aftësinë të dallojnë edhe ndryshimet më të vogla në humorin e njerëzve përreth.