Shitjet e reja të automjeteve me benzinë e naftë do të ndalohen nga 2040-ta, pas zbulimit të detajeve të reja rreth vendimit të qeverisë britanike për të marrë këto masa.
I quajtur “Rruga drejt Zeros”, rregulla e katërt e ardhshme do të ndalojë komplet shitjet e automjeteve nga 2040-ta, të cilat nuk janë të afta që të udhëtojnë 80 kilometra vetëm me bateri.
Shumë nga hibridet e tanishëm, siç është Audi A3 e-tron i ri mund të udhëtojë vetëm rreth 50 kilometra me një mbushje të vetme të baterive, nuk do të lejohen po ashtu, pasi rruga minimale që duhet të përshkohet me bateri duhet të jetë 80 kilometra deri në 2040-ën.
Automjetet me karburante alternative, të njohura si AFV, që në esencë janë veturat hibride (që kanë 2 motor, njërin me benzinë e tjetrin elektrik), veturat elektrike (EV), si dhe ato me hidrogjen, të cilat së bashku tani përbëjnë vetëm 5.6 për qind të shitjeve të mjeteve të reja, por që numri i tyre është duke u rritur shumë shpejt.
Qeveria Britanike ende nuk e ka konfirmuar lajmin për 80 kilometra me bateri, por sipas raportimit të “Financial Times”, ‘tre njerëz të përfshirë në këtë vendim’ e kanë konfirmuar këtë.