Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me targa AA222TY që ka aksidentuar për vdekje këmbësoren B.D. 40 vjeçe.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, në fshatin Larushk. Mësohet se 40-vjeçarja humbi jetën në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.





