Një minator në minierën e Bulqizës është plagosur gjatë punës. Policia sqaron se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë është aksidentuar punëtori i galerisë B.V., rreth 53 vjeç, banues në Mat.

"Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi B.V, është rrëzuar në vendin e shkarkimit të minerarit. I dëmtuari është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.