Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se është dakordësuar koha dhe vendi për takimin historik me liderin koreanoverior Kim Jong-un.
“Tani kemi datën dhe vendin. Do t’i publikojmë së shpejti”,u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka lënë të kuptohet se samiti mes dy liderëve mund të mbahet në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve, ku të premten e kaluar u takuan Presidentët e dy shteteve.
Zv.Presidenti Mike Pence ka shtyrë vizitën e tij për në Brazil, e planifikuar të mbahet në fund të majit, në mënyrë që të lirojë resurset për takimin e Trumpit me Kim Jong-un.