Nga Oerd Bylykbashi
Kisinger thotë: "Qëllimi i ndarjes së pushteteve ishte te evitonte despotizmin dhe jo të siguronte qeverisje harmonike; çdo degë e pushtetit, në ndjekje të interesit të vet, do të kufizonte (teprimet e degëve të tjera), duke i shërbyer në këtë mënyrë të mirës publike"
Edi Rama ka qenë armik i ndarjes së pushtetit që nga dita zero e mandatit të tij. Më poshtë, është pjesa mbyllëse e fjalës sime të parë si deputet mbi programin e parë qeverisës të kryeministrit Rama, me datë 15.09.2013.
[…] Ky kryeministër, për katër vjet te qeverisjes se PD 2009-2013, bllokoi vendin me ç’mundi. Bllokoi ligje, bllokoi zgjedhjet, bllokoi parlamentin me bilbila grushte e ç'mundi. Inskenoi greva urie dhe ne fund edhe dhunën e 21 Janarit. Ky kryeministër, me këtë rekord te erret dhe kërcënues antishtet, u flet shqiptareve për integrim europian, bashkëpunim me opozitën, gjithë përfshirje dhe konsensus. Këtë thotë ne program. Por lexoni fjalën e tij tre dite me pare dhe do te shihmi arrogancën bulëzuese qe shpalos. Edi Rama nuk arrin te mbuloje padurimin e tij për revansh. Vetëm konsensus nuk gjen ne ato qe thotë. Po jua citoj ç’tha ne fjalën e tij:
"Në mbrojtje të bindjes sime të hershme se kur një vend qeveriset përmes padrejtësisë, është e kotë ta kërkosh drejtësinë në prokurori e gjykatë, dua t’ju them sot të gjithëve në këtë vend se sensi i të drejtës do të më udhëheqë, në çdo vendim e veprim si kryeministri juaj. …… Askush në këtë sallë nuk ka de jure imunitet kushtetues."
Këto pasazhe flasin shume: Ky njeri i jep vetes tagrin e drejtësisë. Ai e sheh veten mbi organet e drejtësisë dhe do te ndërhyje vete kur ta shohë ai te nevojshme se ai nuk ka respekt për drejtësinë. Kërcënon çdo deputet! Dhe sa kohe e gjykon ai se ç’është e drejte e çfarë jo, ky kërcënim është real.
Materializimi i këtij sensi te frikshëm te bërjes drejtësi është e vetmja gjë ku unë shpresoj qe Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk do ta mbajnë fjalën dhe drejtësinë do ia lenë organeve te pavarura te drejtësisë. […]
Siç e shihni, nëse Edi Rama ka plotësuar ndonjë pike te programit te tij, shkatërrimi i sistemit te drejtësisë, zëvendësimi i ndarjes se pushteteve me qeverisjen e tij monolite, kthimi i tij ne gjyqtar suprem siç e profetizoi me 12 shtator 2013, është e vetmja pike e realizuar.