Panxhari është një nga perimet më të shijshme dhe më të shëndetshme të nëntokës.

Ai ka vendin e tij në podiumin e ushqimeve më të shëndetshme për organizmin.

Panxhari është i pasur me vitamina të kompleksit B, hekur, mangan, bakër, magnez dhe kalium.

A e dini çfarë ndodh me organizmin nëse hani panxhar çdo ditë? Lexoni më poshtë vlerat e renditura nga AgroWeb.org.

Panxhar për përmirësimin e tensionit të gjakut

Panxhari është i pasur me nitrat që konvertohet në një përbërës të nevojshëm për enët e gjakut.

Falë këtij përbërësi, enët e gjakut kthehen në një rrugë pa pengesa për oksigjenin, që nënkupton një qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension të ulët.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë një gotë lëng panxhari pësojnë ulje të tensionit sistolik të gjakut me 4 deri në 5 pikë.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës ulet ndjeshëm

Panxhari ka një potencial të fortë për të ulur tensionin e gjakut.

Ai është i pasur me betainë dhe folat që së bashku mbrojnë enët e gjakut nga dëmtime të ndryshme që mund të ndodhin çdo ditë.

Në këtë mënyrë, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës pakësohet ndjeshëm.

Gjallëria mendore dhe fizike

Shumë atletë dhe sportistë nuk i ndahen panxharit, sepse falë tij kanë një performancë më të mirë në aktivitetin sportiv.

Studimet kanë konfirmuar se ciklistët që pinë lëng panxhari rregullisht mund të pedalojnë 15% më shumë se të tjerët.

Truri funksionon më mirë

Substancat mirëbërëse të panxharit zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë sasinë e tij që arrin në tru.

Kjo është shumë e rëndësishme me kalimin e moshës.

Mos hezitoni të konsumoni më shumë panxhar nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e trurit.

Mjaftojnë vetëm dy ditë dhe qarkullimi i gjakut në pjesën ballore të trurit, që është përgjegjësse për përqendrimin, organizmin, vëmendjen e të tjerë, përmirësohet ndjeshëm.

Mëlçia çlirohet nga toksinat

Mëlçia ka një punë të rëndë.

Ajo duhet të pastrojë gjakun dhe të detoksifikojë trupin.

Ju mund të zbusni këtë barrë të rëndë duke ngrënë panxhar çdo ditë.

Amino acidet e panxharit parandalojnë akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Studimet thonë se substancat e panxharit përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe ulin kolesterolin e keq./AgroWeb.org