Një burrë i akuzuar për vrasjen e një prostitute dhe hedhjen e pjesëve të trupit të saj të copëtuar në liqen, raportohet se ka pranuar në polici se i kishte fshehur organet e saj në frigorifer për t'i ngrënë më vonë.
Alfred U. u arrestua për vrasjen e prostitutës sllovake, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në shtëpinë e tij në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Policia filloi hetimin pasi një peshkatar gjeti një pjesë të trupit të saj në fund të liqenit Neusiedl, i cili shtrihet në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë.
Koka e saj e shkëputur nga trupi gjithashtu u gjet më vonë dhe hetuesit austriakë dyshonin se pjesët e trupit ndodheshin në liqen për muaj të tërë.
Policia gjeti organet e prostitutës në frigoriferin e 63-vjeçarit, në kasollen e tij të vogël në breg të liqenit Neusiedl. Kur policia u përball me të, Alfred u tha se ishte kanibal dhe se donte të hante mishin e gruas më vonë.
"Doja ta shijoja atë në një moment të mëvonshëm", tha ai.
Sipas policisë, kanibali copëtoi trupin e gruas me një thikë dhe sharrë në vaskën e shtëpisë së tij.
Fillimisht Alfred U përpoq që ta fshehte krimin. Vetëm kur hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së gruas, ata arritën të zbulonin prova të forta, pas së cilës Alfred U rrëfeu për krimin.





