Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka përfunduar me arrestimin e një 47-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij.

Pas denoncimit, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimi i situatës dhe ndonjë ngjarje e mundshme kriminale.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet J. T., 47 vjeç, me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive pronësie, ndërsa 47-vjeçari dyshohet se ka kanosur me armë vëllanë e tij.