Në konferencën vjetore Mark Zuckerberg, shefi i Facebook, ka thënë se 2018 ka qenë një vit intensiv për kompaninë e tij, ndërsa zbuloi shërbim e ri, i cili mundëson njohje të reja.
Zuckerberg i tha audiencës së tij se ky shërbim i ri do të merrte parasysh çështjet e privatësisë dhe se do të prezantohet së shpejti. Kompania nuk mund të përballojë një skandal tjetër privatësie pasi vazhdon të jetë e përfshirë në aferën e Cambridge Analytica.
"Ka 200 milionë njerëz në Facebook që deklarojnë se janë beqarë. Dhe nëse ne përkushtohemi për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplota, atëherë kjo të ishte më e mira për të gjithë," tha Zuckerberg.





