Policet kosovare Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës, ndersa ishin në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.
Televizioni 7 mëson se bëhet fjalë për një nga të dyshuarit kryesorë, Basri Thaçin.
Edhe pse policia e Kosovës po mban të mbyllur informacionet lidhur me këtë rast, Frontal mëson se automjeti me te cilin levizninn Malsori e Armendi ishte në gjendje shumë të keqe.
Defektet në makinë dyshohet ishin shkaktar të aksidentit.
I fundit që ka kontaktuar me dy policët tashmë të zhdukur, është Bastri Thaçi nga Krivareka i cili qëndron në arrest shtëpiak, pasi që u përfshi në rrahjen masive në mes të punëtorëve të Bechtel Enkes.
Ai tregon se nuk kishte pasur asnjë problem me të dy policët që e shoqëruan nga Kaçaniku deri në Han të Elezit.
Madje, hedh poshtë të gjitha lajmet se të dy mund të ishin duke vozitur në gjendje të dehur.
Të gjitha informacionet ai thotë se i ka dhënë edhe për policinë, që e kanë intervistuar në mëngjesin e të dielës, por i njëjti do të intervistohet edhe nesër, për të njëjtin rast.
Kurse kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për Televizionin Shtatë, se nuk ka të dyshuar momentalisht, sepse rasti është i emërtuar si aksident.
Jashari deklaron se lidhur me rastin ende nuk është marrë askush në pyetje zyrtarisht. E sa për gjetjet ai ka një përgjigje.
Përveç që shpjegon se është zgjeruar perimetri ku ka rënë vetura, kërkesa për të bërë ekspertizën e veturës ende nuk është dorëzuar, pasi që fillimisht do të krijohet një komision.
Përveç veturës së dy policëve, T7 mëson se deri më tani janë gjetur disa pjesë të trupit, të njërit nga policët, prangat, arma, spreji, një këpucë si dhe blloku i shënimeve të Armendit.
Ndërkohë, para policisë së Kaçanikut, që nga e shtuna, ende po qëndron vetura e Armendit të zhdukur. /gazetaexpress