Shënon vazhdimisht: 15 gola deri tani në Ligën 1. Megjithatë duket se në fund të sezonit do i duhet të përshëndesë Nisën dhe Francën. E ardhmja e Mario Balotelit, i rikthyer këtë vit “SuperMario”, është ende e paqartë:
"Ku do shkoj? Ka shumë skuadra në Itali që më ndjekin, – ka thënë sulmuesi italian për 'Calciomercato.com'. – Mund të them se mes tyre është edhe Milani. Do më pëlqente të kthehesha në një klub italian; nuk ekziston mundësia, megjithatë, që të kthehem në Milano si kuqezi. Thuajse me siguri do qëndroj te Nisa, edhe pse nuk e di ende me siguri; me shumë mundësi do jetë sezoni im i fundit në Ligën 1, pavarësisht se ka qenë viti im më i mirë në Francë".
Baloteli ka dhënë “sinjalin”, që u shkon gjithë atyre skuadrave italiane: e atëherë, të gjitha gati për një verë të gjatë thashethemesh merkatoje lidhur me sulmuesin e lindur në Palermo me vitlindje 1990.Mediat italiane raportojnë së fundi për një interesim të Torinos.
Baloteli pritet të zëvendësojë Belotin, i cili me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit. Ylli italian pritet të transferohet me prarametra 0 nga Nica.
Presidenti Kairo synon që me këtë lëvizje, paratë që do të arkëtojë nga shitja e Belottit, t’i investojë për të përforcuar skuadrën në repartet e tjera, pasi sulmi me Ljajiç, Falkue dhe Baloteli, duket tashmë në lartësinë e duhur.





