Kryebashkiaku i Napolit, Luixhi De Maxhistris, mëngjesin e djeshëm ka sulmuar "ballë për ballë" Juventusin, duke folur për "vjedhje të shtetit e të futbollit" e për "institucione të kontrolluara".

De Maxhitris ka pritur një ditë e gjysmë përpara daljes publike, duke zgjedhur faqen e tij zyrtare të Facebook për të shprehur hidhërimin dhe indinjatën pas fakteve të së shtunës në mbrëmje në “San Siro”.

“Jam një napolitan krenar. Gjithmonë kam qenë në gëzim e në dhimbje, me defektet dhe cilësitë tona, qyteti ynë dhe populli napolitan janë të lodhur nga padrejtësitë, – shkroi kryebashkiaku. – Do marrim gjithçka na keni hequr, do fitojmë atë që na takon. Asgjë më shumë”.