Një burrë i moshuar është sulmuar nga një luan i madh në një park kafshësh të egra, të shtunën në Parkun Predator të Marakele në Afrikën e Jugut.
Në video shihet i moshuari shihet duke u futur në vendin e rrethimit të luanit. Kafsha e shikon burrin, që mendohet se është pronari i parkut dhe fillon ta ndjekë e më pas i hidhet.
Dëshmitarët shikojnë tmerr me sy kur luani tërheq zvarrë të moshuarin dhe e copton atë dhe fillojnë të bërtasin për ndihmë. Papritmas dëgjohet një e shtënë me armë dhe luani lëshon prenë e tij dhe largohet.
Nuk dihet ende nëse burri ka vdekur apo jo. Luani mendohet të jetë vrarë pas sulmit të egër, raporton Daily Mail.





