Një sipërmarrës ka treguar sesi ka kaluar nga rrugët e dhunshme të Londrës në biznesin e modifikimit të makinave superluksoze në Katar.
Ndërsa shokët e tij humbën jetën në dhunën midis të rinjve ose u bënë pjesë e bandave të drogës e krimit Gideon King fitonte para duke punuar si lavazhier.
Pasi arriti të kishte sukses dhe të mblidhte paratë, ai është vendosur në Lindjen e Mesme dhe punon për figurat e larta të biznesit që detajojnë veturat e tyre të shtrenjta.
Tani Gideon dëshiron që të frymëzoj të rinjtë që përballen me dhunën e shkaktuar nga droga në Londër për të bërë diçka për veten, ashtu siç edhe ai ka bërë.
"Kam humbur një mik që u godit me thikë deri në vdekje në një përleshje në kolegj, ishte një humbje e tmerrshme".
Babi i tre fëmijëve ia krediton suksesin e tij povitivitetit që e karakterizon dhe etikës së punës që iu është injektuar nga familja e tij.
Ata e ndihmuan që të krijonte një biznes të vogël për të shitur telefona, para se të hapte një firmë sigurimi.
King , i cili u quajt "Car Wash" nga shokët e tij në shkollë, më e dërgoi vëmendjen e tij drejt makinave.
Ai filloi të bënte dizenjo për makinat më të mira dhe silloi të punonte për modofikimin e Lamboghni dhe Bentleys të elitave globale.
Puna e tij më e madhe është kur punoi në një Land Rover në pronësi të një sheiku në Katar.
Sheku i dha atij një apartament në Katar dhe i pagoi katërfishin e shumë në faturë duke e ndihmuar të hapte një firmë e cila punon me jahtet dhe avionët privatë.
"Kam pasur një vizion dhe heqja dorë nuk ishte asnjëherë një opsion. Unë dua ta përdor këtë si një shembull për të ndihmuar të tjerët."





