Njësia për kërkim shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar kërkimet në terenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës.

Kërkimet kanë nisur pasi kanë marr informacione nga Posta e Kosovës se në këtë zonë malore ka sinjale telefonike.

Kërkimet tashmë kanë filluar nga FSK-ja, Policia në terenin lumor e malor.

Ndërkaq, Bechtel Enka e Policia e Kosovës nuk po lejojnë gazetarët të kalojnë poshtë te vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Njësitet e FSK-së dhe policia sot do të vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc.

Pas dy ditë kërkimeve autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa detaje tjera rreth ngjarjes ende janë të paqarta.

Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar zjarrfikësit dhe KFOR-i.

Kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluar edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.