Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare, ylli i 'Twin Peaks', Pamela Gidley. Aktorja, e njohur edhe për rolet televizive në shfaqje të tilla si CSI: Crime Scene Investigation, The Closer dhe MacGyver, vdiq në shtëpinë e saj.

Gidley u quajt gruaja më e bukur në botë pasi luajti rolin e Teresa Banks në filmin 'Twin Peaks: Fire Walk with Me' në vitin 1992.

Vdekja e aktores u njoftua të dielën nga familja e saj dhe sipas njoftimit 52-vjeçarja u nda nga jeta në shtëpinë e saj, ndërsa shkaku nuk dihet ende.

Familja lajmëroi se ceremonia mortore do të jetë private.